Shkenca në Shkollë (Science in School) Editorial article
Në krijimin e kësaj reviste, ne jemi të vetëdijshëm për disa kontradikta. Shkenca është ndërkombëtare, ndërsa mësimdhënia e shkencës organizohet në nivel kombëtar ose rajonal. Shkenca sot është kryesisht teknike dhe e hollësishme, ndërkohë qe mësuesit duhet të entuziamojnë fillestarët. Shkenca përparon me hapa të mëdhenj, por mund të kalojnë shumë vite para se zbulimet të futen në programet shkencore. Gjuha angleze përdoret gjithnjë e më gjerazi në shkencë, porse nëpër shkolla zakonisht përdoret gjuha vendase.
Por kurdoherë që mësues prej vendesh e lëndësh të ndryshme mblidhen së bashku, këto kontradikta zhduken përpara cështjesh më të mëdha, universale. Shkenca është gjithnjë e më ndërkombëtare e ndërdisiplinore. Sistemet shkollore janë vërtet kombëtare, por fëmijët anë e mbanë botës janë kureshtarë për cështje të ngjashme. Zhvillimi më interesant i ditës mund të ndodhë kudo në botë, madje në hapësirë: mund të jetë një zbulim ne Mars ose në thellësitë e oqeaneve, një risi mjekësore apo një katastrofë natyrore. Në ditë të tilla, do të ishte keq të mos harronim tekstet e shkollës e të shfrytëzonim një prej burimeve kryesore në shkencë e shkollë: kureshtja.
Për këto arsye, Shkenca në Shkollë trajton mësimdhënien e shkencave në Europë: duke nënvizuar arritjet kryesore në mësimdhënie e hulumtim, duke u përqëndruar në pikëtakimet e fushave të ndryshme e bashkëpunimet e mundshme mes tyre. Gjithashtu, forumi në sitin tonë internet do të lejojë lexuesit të shtrojnë pyetje, të ofrojnë zgjidhje e të diskutojnë tema aktuale – duke komunikuar drejtpërsëdrejti përtej kufijve kombëtarë e lëndorë.
Nuk mund të kishim arritur këtu pa ndihmën dhe punën e vazhdueshme të shkencëtareve, pedagogëve dhe mësuesve që mbështetën projektin e revistës sonë. Organzitat shkencore europiane që përbëjne EIROforum-in zhvilluan dhe realizuan idenë, që Bashkimi Europian vendosi ta mbështesë për katër vitet e para në kuadrin e një projekti më të gjerë të arsimimit shkencor të quajtur NUCLEUS.
Padyshim, thelbësorë ishin artikujt dërguar prej mësuesve, shkencëtarëve e gazetarëve të shumtë që na mbështetën. Një mësues mund të dëshiroje të bashkëndajë një ide për t’u përçuar nxënësve një temë të re shkencore ose për të prezantuar një temë të vjetër në një mënyre të re e tërheqëse. Një shkencëtar mund të shpjegojë një zbulim të rëndësishëm. Ky komunikim – ndërmjet mësuesve europianë e mësuesve, shkencëtarëve e gjithkujt të përfshirë në mësimdhënien e shkencave – është kryesor për revistën tonë.
Në fund, një kërkesë për ndihmë. Për të arritur qëllimin e saj, Shkenca në Shkollë duhet të lexohet – nga mësuesit, në muzeume, në ministri dhe prej gjithkujt të përfshirë në mësimdhënien e shkencave në Europë. Ju lutemi të na kontaktoni me anë të postës elektronike nëse mund të na ndihmoni duke folur për revistën – nëpërmjet internetit, duke shpërndarë broshura ose duke dërguar kopje të revistës.
Do të bëjmë të pamundurën të botojmë në internet në sa më shumë gjuhë të mundshme, por kemi nevojë për ndihmën tuaj! Nëse përktheni ose përshtatni artikujt, për shembull duke përpiluar versione të materialeve didaktike që përshtaten me kurrikulën tuaj, ju lutemi të na i dërgoni në mënyrë që t’ua paraqesim mësuesve të tjerë.
Mbi të gjitha, mund të na dërgoni mendimet tuaja për numrin e parë të revistës. Ç’element i saj ju pëlqen? Çfarë do të ndryshonit? Cilët artikuj ishin vecanërisht të dobishëm? Mund të përdorni pyetësorin tonë në internet.
Dhe në fund – vazhdoni të na dërgoni artikuj!