Highlighting the best in science teaching and research  

physic

FIZIKA

Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrë) është dega e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si edhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet edhe si "shkence themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme veçoritë e të cilëve mvaren nga ligjet e fizikës.
Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike
-Edhe pse fizika perfshin nje kategori te gjere fenomenesh, deget themelore te fizikes jane:
mekanika klasike,
elektromagnetismi (e cila perfshin optiken),
relativiteti,
termodinamika,
mekanika kuantike.
Mekanika klasike eshte nje model fizik i forcave qe veprojne mbi trupat. Zakonisht rreferohet si "mekanika Njutoniane" sipas Isak Njutonit dhe ligjeve te levizjes. Mekanika ndahet ne statike, e cila i modelon trupat ne prehja, kinematika, e cila modelon trupat ne levizje, dhe dinamika, e cila modelon trupat mbi te clat aplikohen forca te ndryshme. Mekanika klasike e trupave te vazhduar dhe te deformueshem njihet si mekanika e kontiniumit, e cila vete ndahet ne mekanika e ngurte dhe mekanika fluide sipas gjendjes se lendes qe studiohet. Kjo e fundit, mekanika e lengjeve dhe gaseve, perfshin hidrostatiken, hidrodinamiken, pneumatiken, aerodinamiken, dhe fusha te tjera. Mekanika Statike merret me objekte qe jane ne prehje. Mekanikal kinematike merret me objekte ne levizje. Mekanika dinamike merret me levizjen e shkatuar nga forcat qe veprojne mbi trupat.Mekanika klasike jep rezultate te sakta ne fushen e saj te aplikimit, e cila eshte eksperienca e perditshme. Ajo zevendesohet nga mkanika relativiste per sisteme qe levizin me shpejtesi te krahasueshme me ate te drites, nga mekanika kuantike per sisteme ne shkalle te vogla, dhe nga teoria kuantike relativiste e fushes per sisteme qe kane te dyja vecantite e mesiperme. Megjithate, mekanika klasike eshte akoma e dobishme, sepse ajo eshte shume me e thjeshte per tu aplikuar ne krahasim me teroite e tjera si dhe ka nje fushe te gjere aplikimi. Mekanika klasike mund te perdoret per te pershkruar levizjen e objekteve me permasa njeriu (si topat ose makina), objekte astronomike (si planetet apo galaksite), dhe sia objekete te caktuara mikroscopike (molekula organike).Nje concept i rendesishme ne mekanike eshte identifikimi i madhesive te konservuar si energjia dhe momenti, te cilat cojne te mekanika Lagranzhiane dhe ajo Hamiltoniane te cilat jane riformulim te ligjeve te Njutonit. Teori si mekanike e fluideve si dhe teoria kinetike e gazeve jane rezultate te aplikimit te mekanikes klasike tek sistemet mikroskopike. Rezultate te koheve te fundit ne studimin e sistemeve dinamike jolineare eshte teora e kaosit, studimi i sistemeve ku ndyshime te vogla shkaktojne efeket te mbedha. Ligji gravitacional i Njutonit, i formuluar ne mekaniken klasike,shpjegoi Ligjet e Keplerit mbi levizjen planetare si dhe ndihmoi ne transformimin e mekanikes klasike ne nje element te rendesishem te Revolucionit Shkencor.

Nje rrotull perdor parimin e avantazhit mekanik ne menyre qe nje force e vogel mbi nje distance te madhe mund te ngrrje nje ngarkese te rende mbi nje distance te shkurter