![]() |
|
![]() |
| Home » Issue 1 » Mësimdhënia e lëndëve shkencore dhe shoqërore: një metodikë ndërdisiplinore |
User login |
Mësimdhënia e lëndëve shkencore dhe shoqërore: një metodikë ndërdisiplinore
Submitted by sis on Sun, 2006-10-01 13:18.
Albanian | Arts | Biology | Chemistry | History | Interdisciplinary | Issue 1 | Physics | Teaching activity
Përktheu Eris Duro
Një metodikë ndërdisiplinore Për sa i përket matematikës, perspektiva dhe raporti i artë janë padyshim çështjet më të rëndësishme. Por nxënësit mund të ndiqnin edhe synime gjeometrike: të llogarisnin vëllimin dhe sipërfaqen e kubesë, për shembull. Nga shkencat e tokës, u kërkuam nxënësve të dallonin gurët e ilustruar në sfond, duke i krahasuar me kampionë mermeri, porfiri dhe materialesh të tjera në koleksionin e muzeut. Mundësi të tjera në fushën e shkencave natyrore dhe shkencave të tokës janë studimi i gurëve të çmuar që mbajnë disa prej personazheve ose i ciklit jetësor te moluskit (Pecten) dhe koralit. Temat e diskutimit varen nga lloji i muzeut në disponim. Imagjinata e kimistit nxitet prej ngjyrave, prandaj vendosëm të përgatisnim një prej pigmenteve të përdorur prej piktorit. Ç’lloj pigmenti përdori? Për piktura apo piktorë të famshëm si Piero della Francesca dhe punimet e tij, rrjeti mbarëbotëror ofron shumë informacion. Zyra e Monumenteve të kulturës të Piza-s, Luka-s dhe Massa Carrara-s na ofroi ndihmë të mëtejshme. Pasi lexuam disa raporte e skeda teknike zbuluam se pëlhura mbi nëntë boshtet e drunjta që mbajnë pikturën ishte lyer më llakë alizarine. Alizarina përftohet prej rrënjëve të bimës Rubia tinctorum, një bimë e përhapur në Europë. Pra u nisëm në kërkim të rrënjëve të kësaj bime… Nga Rubia tinctorum∗ tek alizarina
Në Europë, Rubia tinctorum është një bimë kacavjerrëse që arrin 1.5 m gjatësi. Lulja është e verdhë e zbehtë dhe fryti është rozë në të kuq. Kërcelli ka pesë ose gjashtë gjethe, pjesët e poshtme të së cilave janë ngjitëse e të ashpra. Rrënjët janë të kuqe. Në rrënjë, alizarina ekziston kryesisht në formë glukosidike, si acid ruberitrik. Pjesë të rrënjëve të shpëlara trajtohen me solucion acidi hidroklorik për të hidrolizuar acidin rubieritrik dhe për të eliminuar flavonoidet, të cilat zbehin pigmentin. Më pas, rrënjët thahen dhe trajtohen me një tretësire alumi për të nxjerrë alizarinën, që formon një kompleks të kuq. Për të përftuar pigmentin, shtohet një tretësire sode për të precipituar hidroksidin e aluminit që përthith alizarinën. Pasi të jetë shpëlarë dhe tharë, pigmenti mund të përdoret për piktura me tempera dhe vaj. Nxjerrja e alizarinës Përmbajtja e alizarinës në rrënjë varet nga stina dhe lloji i tokës, por mesatarja është rreth 1.9% m/m.
Duke kërkuar pamjet e fshehta në pikturat e Pietro da Talada-s Nëse piktura ndriçohet me dritë të bardhë, pamja e pasqyruar në ultravjollcë përmban të dhëna mbi vetitë e sipërfaqes, ndërsa pamjet e marra në valë më te gjata japin informacion rreth shtresave më te thella të pikturës. Duke marrë pamje në gjatësi valësh të ndryshme shpresonim të zbulonim pendesa: gjurme të fshehura të një pikture më të hershme. Përberja kimike e një pikture fillon të ndryshojë në çastin që piktori përfundon së punuari, për arsye se substancat iu nënshtrohen proceseve oksiduese dhe shnatyruese që ndryshojnë dhe zbehin ngjyrat me kalimin e kohës. Ndryshime të mëtejshme mund të shkaktohen prej restaurimeve. Kur përdoret si burim ndriçimi një llambë mërkuri që përcjell në 365 nanometër, një pjesë e rrezatimit ultravjollcë përthithet dhe çlirohet me energji më të ulët në zonën e shikueshme të spektrit: fenomeni i fluoreshencës. Me këtë aparat mund të kërkonim restaurime të bëra me pigmente të ndryshme nga ato të përdorura fillimisht prej Pietro da Talada-s. Rrallëherë i kam parë nxënësit të punonin me entuziazmin që treguan kur po kërkonin pendesat me kureshtje të jashtëzakonshme. Një ditë të bukur, zbulimi i shumëpritur mbërriti! Duke analizuar pikturën e Fondacionit të Bankës së Kursimeve të Luka-s gjetëm një pendesë: me sa duket Pietro da Talada kishte ndërruar mendje mbi vendndodhjen e një drapërie pëlhure (shih më lart). Ishim shumë të ngazëllyer! Në të njejtën ditë, duke përdorur fluoreshencën, nxorrëm në pah një restaurim, i dallueshëm prej nuancave të ndryshme të ngjyrës rozë (shih më lartë). Ishte një ditë e ftohtë me borë, por kur kuptova se nxënësit ishin tërësisht të vetëdijshëm se sa bukuri ka shkenca e se sa shkencë ka bukuria, m’u ngroh zemra. Recension Ky artikull nxjerr në pah në mënyrë interesante lidhjet mes lëndëve shoqërore e atyre shkencore, duke treguar mënyra të ndryshme për të trajtuar temat e valëve eletromanjetike dhe bojrave. Procedura për përftimin e ngjyruesit mund të zhvillohet me lëhtësi në shkolla dhe ka lidhje me botanikën e historinë – është, për më tepër, një pretekst për t’i nxjerrë nxënësit e kimisë nga klasa në kërkim të bimëve. Rubrika me orientim fizik përshkruan një mënyrë interesante për të futur idenë e spektrit elektromanjetik, por mund të jetë vështirë për t’u përsëritur në pjesën dërrmuese të shkollave të mesme, duke qenë se kërkon instrumente specialistësh. Sidoqoftë, është një lidhje interesante me shkencën hetimore dhe se si falsifikimet e artit mund të identifikohen. Vështirësia kryesore për të përsëritur anën shkencore të këtij artikulli qëndron tek përftimi i një burimi të veçantë ndriçimi dhe instrumentet për analizën spektrale ashtu si edhe i veprave të artit. Gjithsesi, ky artikull mund të përdoret si burim informacioni apo si temë diskutimi. Gianluca Farusi është mësues kimie pranë shkollës teknike (istituto tecnico industriale) Galileo Galilei në Carrara, Itali. Ai jep edhe stoikiometri në Universitetin e Piza-s, Itali.
|
Science in School email alert |
| IMPRINT | CREDITS | COPYRIGHT | DISCLAIMER | [ISSN 1818-0361] |